Grekët zbulojnë mikun e Alket Rizait, gati për t'u arrastisur nga burgu (FOTO LAJM)

Shqiptari Fabio Dushku ishte i arrestuar në Greqi me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste, por kjo nuk e kishte ndaluar aspak për të bërë një jetë si një i lirë.

Me aktivitet të zgjeruar në rrjetet sociale si edhe tre lap topë në qeli ai jetonte si "mbret" në burgun grek sipas mediave helene duke alarmuar autoritetet, të cilat konfirmojnë se gjithashtu ai ishte duke përgatitur arratisjen, përcjell Albeu.com.

Dushku postonte mjaft foto nga burgurrjetet sociale, ku njëra prej tyre është edhe ajo me shqiptarin e famshëm në burgjet greke, Alket Rizai.

Në momentin kur u vra në një atentat bossi i mafias greke Vasilis Stefanakos, Dushku i kushtoi atij një status prekës duke vendosur edhe një fjongo të zezë në Facebook.

Autoritetet greke pretendojnë se ai ishte duke u arratisur nga burgu dhe plani ishte që të rrëzohej muri i qelisë në mënyrë që ai të mund të dilte jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2018, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori