Grekët shpalosin parulla nacionaliste në fshatin Bularat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fshati Bularat është mbushur nga grekët">grekët që kanë ardhur për të marrë pjesë në varrimin e Kostandinos Kacifas.

Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe incidentet dhe thirrjet ekstremiste.

Pak më parë në një video të publikuar një shtetas grek kercenonte gazetarët duke mos i lënë të afrohen te shtëpia ku jetonte Kacifas.

Ndërkohë disa çaste të tjera grekët">grekët shihen duke kënduar mee zë të lartë në kor himnin grek, dhe me parulla nacionaliste.

“Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori