Grekët rrahin shqiptarët
Grekët rrahin barbarisht dy emigrant shqiptarë në Rethymno të Kretës. Emigrantët shqiptarë janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e këtij qyteti, si pasojë e rrahjes prej pesë shtetasve grekë.

Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit.

Dy shqiptarët po hipnin në makinën e tyre, kur janë sulmuar pa shkak nga grupi i grekëve, që u bërtisnin të largohen. “Ju jeni të huaj dhe Greqia është e grekëve”, citohet të kenë thënë ata. Pas kësaj, agresorët i kanë qëlluar shqiptarët barbarisht me shkopinj e mjete të forta.

Arsyeja e sulmit ka në sfond ksneofobinë, pasi personat e konfrontuar nuk njiheshin mes tyre. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori