Grekët i friksohen Metës: A do të pranojë ai "faljen" e detit?
Mediat greke vazhdojnë ti kushtojnë një rëndësi shumë të veçantë marrëveshjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mediat greke sot shkruajnë se ministri Bushati dhe homologu grek vazhdojnë përpjekjet për të mbyllur sa më shpejt këtë marrëveshje.

"Në Rodos Kotzias e Bushati po vazhdojnë edhe sot me ritme intensive përpjekjet për të mbyllur marrëveshjen, me qellim që pastaj të ndërmarrin hapin përfundimtar dy kryeministrat, Tsipras e Rama"- shkruan gazeta në fjalë.

Por grekët kanë akoma një shqetësim, aprovimin apo jo nga presidenti Meta.

"Por ka edhe nje optimizem të përmbajtur që presidenti Meta të ndryshoje qëndrim, perballe presionit te faktorit ndërkombetar"- shkruan media greke. /albeu.com/


Shtuar më 22/06/2018, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori