Grekët dërgojnë tanket në kufi me Turqinë (FOTO LAJM)

Fill pas festimeve të përvjetorit të Pavarësisë, ushtria greke ka filluar një stërvitje të gjerë të mjeteve të motorizuara në zonën e lumit Evros në kufi me Turqinë, raporton Albeu.com.

Stërvitja quhet "Hermes 13" dhe sipas autoriteve ushtarake parashikon testimin e kapacitetit të forcave ushtarake për t'ju përgjigjur në kohë çdo sfidë që i bëhet territorit grek.

Pavarësisht se nuk thuhet zyrtarisht, stërvitja bëhet për të testuar nëse ushtria është gati për t'iu përgjigjur presionit turk, i cili është shtuar shumë gjatë viteve të fundit pas një numri të madh incidentesh në zonën kufitare në det dhe tokë mes dy vendeve.

Krahas kësaj, këtë javë në Turqi zhvillohen zgjedhje dhe si zakonisht në prag të tyre është vërejtur një shtim i tensioneve me Greqinë, e cila më pas kanalizohet në rritje të votave për partitë nacionaliste. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori