Grekët të mos e shfrytëzojnë emrin për politikë të brendshme
Albeu.com
"Sa më pak që çështja e emrit të Maqedonisë të përdoret për synime të brendshme politike në Greqi, aq më e madhe është hapësira për gjetjen e zgjidhjes që do ta reflektojë realitetin në marrëdhëniet maqedonaso-greke", deklaroi Milloshoski.Çështja e emrit të mos shfrytëzohet për politikë të brendshme në Greqi, kërkoi sot ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Antonio Milloshoski. "Sa më pak që çështja e emrit të Maqedonisë të përdoret për synime të brendshme politike në Greqi, aq më e madhe është hapësira për gjetjen e zgjidhjes që do ta reflektojë realitetin në marrëdhëniet maqedonaso-greke", deklaroi Milloshoski. Ai bëri të ditur se Greqia gjendet në situata parazgjedhore e cila, me siguri, çështjen e emrit do ta ngrisë në "nivel më të lartë populist". Milloshoski bëri të ditur se "Maqedonia s`ka ndër mend të garojë në dhënien e komenteve dhe replikave të mbështetura në kalkulime të tilla parazgjedhore".

Duke theksuar se Maqedonia deri tani disa herë shprehu vullnetin për fqinjësi të mirë, Milloshoski bëri të ditur se Maqedonia dhe Greqia janë miq të mirë dhe si të tillë duhet të mbeten edhe më tutje.
"Kemi bërë shumë lëshime gjatë 15 viteve të shkuara dhe treguam dozë të madhe të konstruktivitetit. E pranuam propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic, por fatkeqësisht, këtë propozim Qeveria e refuzoi. Presim, që konstruktuvitetit tonë t`i përgjigjet me konstruktivitet", deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Milloshoski tha se në MPJ-në e Maqedonisë nuk kanë kurrfarë informata zyrtare për tërheqjen eventuale të ndërmjetësuesit në dallimet për emrin, Metju Nimic.
Duke u përgjigjur për çështje lidhur me shkrimet e fundit në mediumet greke se Maqedonia bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë do të fitojë ftesë direkte për anëtarësim në NATO gjatë vizitës së kryetarit amerikan në Shqipëri, Milloshoski tha se NATO i miraton vendimet bashkërisht dhe pret që e njëjta të ndodhë edhe tani.
Milloshoski dhe ambasadori gjerman në Shkup Ralf Bret sot ishin të pranishëm në një ngjarje me rastin e dorëzimit të detektorëve për metar në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, donacion nga Gjermania.
Shtuar më 22/05/2007, ora 17:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori