Kostandinos
Kaçifas, 35 vjeçari që po ndiqet nga Renea në fshatrat e Gjirokastrës, duket të jetë një ekstremist
grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar
sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor.
Dita kur në Bularat zhvillohej një festë e qytetarëve me origjinë greke,
Kaçifas kishte parashikuar “t’i çonte një mesazh” siç shkruan ai Ciprasit dhe Ramës.
Në profilin e tij në Facebook,
Kaçifas ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të
grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “
vorio-epiriotë”. Në njërin prej këtyre, të cilin e ka shkruar ditët e fundit
Kaçifas shkruan:
“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e
Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë
grekët e
Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë.
Grek ose vdekje!” /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018,
ora 13:21