Greg Rama në gjurmët e të atit, ekspozitë arti fotografik në Berat
Pëlqej
Greg Rama, djali i madh i kryeministrit duket se po ecen në gjurmët e të atit. Ai është bërë pjesë e Festivalit Multikulturor të Beratit, që mbahet në datat 21, 22 dhe 23 gusht në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.

Ai paraqitet në seksionin e arteve pamore me veprën që mban titullin “Sloë”, e realizuar disa kohë më parë, në fund të studimeve.

“Është një punë nga mbyllja e bachelorit. Ai kishte një video art dhe tri foto, që janë në fakt një punë elegante e cila niset nga meditimi, mbi gjasa që shtrihen në kohë, ku nuk ndodh asgjë veç balancës kohore si një metrikë e përpjesëtuar kohore, diçka e karakterit minimalist, art si në foto po aq dhe në formatin e videos”, përgjigjet për “GSH”-në Vladimir Myrtezai, kurator i pjesës së artit pamor në këtë festival.

Myrtezai sjell në festival projeksione me videoart, nga studentët e tij të Multimedias, një program shkollor i Akademisë së Arteve, program i cili i vë artistët e rinj në sprova të shumta formimi.

Gregu ka ndjekur pasionet e të atit për pikturë dhe basketboll. Më herët në pak shkrime të publikuara prej tij, vihet re edhe talenti në të shkruar, sidomos nëse përmendet fakti se ai është veçse 24-vjeçar (ditëlindja e tij ishte me 12 gusht).

Shtuar më 21/08/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori