Policia e
Fierit ka kapur në flagrancë e gra të cilat
tentuan të vidhnin një
minimarket.
Janë arrestuar shtetaset A.M, 28
vjeçe, A.B, 41
vjeçe, Z.S, 55
vjeçe, të treja banuese në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetaseve u bë pasi kanë hyë si kliente në një
minimarket në lagjen “Kryengritja e
Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme.
Pas njoftimit nga pronari i minimarketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre.
Në cilësinë e provës materiele u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin
tentuan të largoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Shtuar më 02/10/2019,
ora 15:32