Gratë shtatzëna evakuohen në maternitete
gjitha gratë që kanë kaluar muajin e 7 të shtatëzanisë do të largohen nga zonat izoluara nga dëbora drejtë materniteteve më të afërta me zonën e banimit.
Ky është urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili i cili synon të mos rrezikojë nënat në prag lindje.

"Kemi urdhëruar që dje evidentimin e të gjitha grave shtatzëna në një moshë barre 7 muaj dhe lart, kemi sugjeruar drejtuesve tanë të emergjencës dhe drejtuesve të pushtetit lokal, transportimin e tyre në spitalet që janë qendra rrethi dhe maternitete, për të qëndruar dhe për të qenë në vëzhgim mjekësor të trajtuar atje, deri në kalimin e kësaj situate", tha Vasili. /albeu.com/


Shtuar më 13/02/2012, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori