Gratë shtatzëna dhe shërbimet për sëmundjet tumorale bëhen falas
Tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale do të bëhen zero. Në një postim në Facebook, Ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj shkruan se urdhri për këtë vendim është shënë sot në në ditën e parë të muajit për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit.

“Po ashtu, po nga sot, kam urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama”- shkruan ai.

Sipas ministrit, me qëllim rritjen e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit, ftoj vajzat dhe gratë e çdo moshe dhe profesioni të mos hezitojnë, por të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori