Autorja e Harry Potter mblodhi fonde fshehurazi për të shpëtuar 100 gra afgane

J.K. Rowling, autorja e “Harry Potter”, mblodhi fshehurazi 1 milion dollarë në mënyrë që 100 gra afgane të mund të shpëtonin nga talebanët kur këta të fundit morën pushtetin në Afganistan.

Siç raportohet nga dailymail.co.uk, ajo siguroi paratë nga biznesmeni dhe filantropisti Lord Michael Hinge, plus shuma të tjera të mëdha nga figura të tjera të shquara dhe donacione më të vogla nga publiku.

Pra, në një operacion të vërtetë për jetë a vdekje, avokatet femra dhe familjet e tyre duhej të fshiheshin në bodrume përpara se të kontrabandoheshin në aeroporte dhe të fluturonin drejt lirisë.

Bujaria e autorit të “Harry Potter” për të shpëtuar njerëzit në vitin 2021 doli në dritë vetëm të enjten në një debat në Dhomën e Lordëve.

Lordi David Alton foli se si autorja dhe Lordi Hinges erdhën në ndihmë kur avokates veterane të të drejtave të njeriut, baroneshës Helena Kennedy, i nevojiteshin para për të shpëtuar gratë avokate – kryesisht gjyqtare – dhe familjet e tyre. /albeu.com


Shtuar 27.01.2023 23:12