Granatë mes natës, kërcënohet me jetë ish-polici në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shkodër.

Nga raportimet e para mësohet se është sulmuar banesa e një ish efektivi të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 është sulmuar me granatë shtëpia e ish-policit Shyqyri Çela në lagjen "Rus".

Mësohet se në momentin e sulmit Çela ka qenë i vetëm në banesë.

Raportohet se nga sulmi me granatë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori