“M’u duk djalë simpatik dhe i sinqertë”, e dashura e grabitësit flet si e njohu 27 vjeçarin

Gjykata e Durrësit vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë arrest me burg për 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i cili dyshohet se është autor i të paktën 8 grabitjeve që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, të dashurën e tij Adela Berisha, e cila nuk pranoi në asnjë rast që ta kishte ndihmuar Thaçin gjatë grabitjeve.

20-vjeçarja u shpreh se gjatë një takimi ka pikasur se i dashuri mbante me vete një pistoletë, por ka pasur frikë për ta denoncuar në Polici.

“Me Astritin jemi njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Jemi njohur rreth një muaj e gjysmë-dy muaj më parë nëpërmjet “Facebook”-ut. M’u duk djalë i pashëm, simpatik dhe thashë pse jo, po dal ta takoj një herë nga afër. U takuam nga afër në një lokal në zonën e Kombinatit, pranë shtëpisë sime dhe prej asaj dite flisnim shpesh. Më pas frekuentoheshim rregullisht.”-është shprehur ajo ndër të tjera. /albeu.com/


Shtuar 20.02.2020 13:07