Gramsh, 27-vjeçari vret vajzën e dajës me kallash
Albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në qytetin e Gramshit. Një 27-vjeçar ka vrarë më automatik kallashnikov gocën e dajës vetëm 20-vjeç.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e vajzës ndërsa autori u prangos menjëherë nga policia. Ende nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi të rëndë.
Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e viktimës Greta Sulxhaferri. Burimet e policisë bëjnë të ditur se vajza u ekzekutua me automatik kallashnikov, plumbi i të cilit i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mundur të arrestojë menjëherë autorin e krimit i cili është edhe kushëri i viktimës. 27-vjeçari Ilirian Koçi u prangos menjëherë nga uniformat blu dhe tashmë do të përgjigjet për akuzën e vrasjes së gocës së dajës.

Sipas uniformave blu ekzekutimi makabër ka tronditur banorët e lagjes “18 gushti” në Gramsh të cilët pas të shtënave kanë lajmëruar policinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe bluzat e bardha të cilat janë mundur të ndihmojnë vajzën 20 vjeçare por fatkeqësisht Greta nuk ka mundur ti shpëtojë fundit fatal. Aktualisht policia është duke hetuar për motivet e këtij krimi të
Shtuar më 13/08/2008, ora 02:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori