Gramoz Ruçi: Me ose pa LSI, PS do hyjë në zgjedhje
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi nga Fieri ka deklaruar prerazi se PS-ja do të futetzgjedhje si forcë fitimtare me apo pa LSI.

“PS e vendosur të futetzgjedhje. Me ose pa LSI, PS është e vendosur të futetzgjedhje si forcë fitimtare.

Nuk është vendosur ende nga LSI se çfarë do të bëhet në zgjedhjet e qershorit. PS ka shprehur vullnetin për të vazhduar me aleatët për zgjedhjet e 18 qershorit”, tha Ruçi, duke i lënë kështu LSI-së përgjegjësinë për vendimin.

Lidhur me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Ruçi kujtoi ndërkombëtarët.

“Opozita e ka marrë përgjigjen për mospjesëmarrjen në zgjedhje, si nga ne ashtu edhe nga SHBA apo dhe Kancelaria Gjermane”, -deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së./albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori