SHBA heq testin e COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr testin e COVID-19 për udhëtimet.

Administrata e Biden-it hoqi kërkesën për udhëtimet ndërkombëtare, duke i dhënë fund një prej masave të fundit të qeverisë të krijuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan të Premten se vendimi do të aplikohej që mëngjesin e së dielës. Ndër të tjera Agjencia shëndetësore tha se do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e pandemisë dhe do të rivlerësojë nevojën për një rikthim të testimit nëse situata ndryshon.

“Ky hap është i mundur për shkak të përparimit që kemi bërë në luftën tonë kundër COVID-19,” tha sekretari amerikan i Shëndetësisë Xavier Becerra.

Linjat ajrore dhe grupet e turizmit kanë bërë presion mbi administratën për muaj të tërë për të eliminuar kërkesën e testimit, duke thënë se kjo i dekurajon njerëzit të rezervojnë udhëtime ndërkombëtare sepse ata mund të bllokohen jashtë shtetit nëse infektohen me virusin gjatë udhëtimit të tyre.