Bileta e fundit për “KATAR 2022” sigurohet nga Kosta Rika (VIDEO)

Kosta Rika ia ka dalë të mposhtë Zelandën e Re me rezultatin 1-0 dhe ka siguruar një vend në Botërorin “Katar 2022”.

Gjithçka u vendos që në minutën e tretë, kur Joel Campbell ndëshkoi kundërshtarin dhe i dha epërsinë Kosta Rikës. (SHIKO GOLIN)

Zelanda e re u mundua të reagonte dhe në fundin e pjesës së parë u ndal nga VAR, që kapi një faull te goli i Wood. (SHIKO VIDEON)

Barbarouses u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të dhe për Kosta Rikën ishte më e lehtë ta menaxhonte epërsinë dhe të festonte kualifikimin në Botëror.


Shtuar 14.06.2022 21:58