Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi, ja qëndrimi që do mbajë nesër PD në seancë
Është zbardhur qëndrimi i grupit parlamentar të PD-së për ditën e nesërme kur do të votohet në Parlament edhe kryetari i Kuvendit.

Mazhoranca ka vendosur që ai të jetë Gramoz Ruçi, duke i pasur votat e mjaftueshme për zgjedhur.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të PD-së, u vendos që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë kundër tij, njofton Panorama.

Pas votimit ata do t’i bashkohen protestës. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2017, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori