Besa flet për raportin me babain, Koço Kokëdhima: Kuptohemi me sy me njëri-tjetrin, ja çfarë na bashkon tjetër

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka rrëfyer histori nga jeta e saj dhe raportet e saj me të atin, Koço Kokëdhima.

Në një intervistë të veçantë në “A live night”, ajo ka theksuar se ka marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin, pasi edhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.

“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor si ai ka jetuar duke qenë se ka qenë prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy”, u shpreh Besa.

 

Ndërsa më tej, këngëtarja tha se i ati duket shumë autoritar në pamje të parë, por është shumë emocional njëjtë si ajo.

“Kemi qasje të përbashkëta emocionale, jeni të dy shumë emocionalë, për ata që s’e njohin ai duket pak autoritar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Kam dëgjuar se njerëzit që kështu mendojnë edhe për mua, por ata që më njohin jam shumë emocionale dhe një karakter shumë i fortë”, shtoi Besa./albeu.com/