Nuk ka lidhje me politikën, Grida Duma tregon ëndrrën e saj më të madhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka zbuluar për herë të parë ëndrrën e saj në sirtar.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Grida është shprehur se dëshiron të hapë një akademi për një trajnim të përjetshëm dhe për të shkëmbyer përvojat profesionale për të ndërtuar njerëzit e së nesërmes.

 Cila është ëndrra juaj në sirtar?

Grida Duma: Të bëj një akademi, nuk e kam në sirtar, e mendoj përditë kur duhet ta ndërtoj dhe kur do vijë momenti të bëj një akademi trajnimi të përjetshme për mua saç e kam jetën që të jetoj me studentë, me mosha që nuk kanë moshë, se ka individë që vazhdojnë gjithë jetën të mësojnë dhe të kemi shkëmbimin e eksperiencave dhe përvojave profesionale për të ndërtuar njerëzit e të nesërmes sepse unë e kam merakun tek njerëzit e të nesërmes.


Shtuar 24.03.2021 20:17