Zbulohet një nga grabitësit e karburantit në Ibë të Tiranës (FOTO LAJM)

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e njërit prej autorëve të vjedhjes me dhunë në një pikë karburanti në zonën e Ibës.

Nga informacionet bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit policia e Tiranës ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme se ai është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në pikën e karburantit në fshatin Ibë ndodhur më datë 04.02.2017.

Nga ana tjetër, nga blutë e kryeqytetit, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre telefona të markave të ndryshme si dhe një portofol në të cilin gjendeshin njëqind e gjashtë dhjetë e një mijë lekë të vjetra dhe dhjetë Euro (valute ).

Po ashtu, mësohet se Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes me Dhunë e kryer në bashkëpunim". /Albeu.com/


Shtuar më 14/02/2017, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori