Grabitën 3.2 mln dollar, ja luksi ku jetonin autorët e vjedhjes së Rinasit (FOTO LAJM)

Policia e Shtetit ditën e djeshme dhe ditën e sotme vazhdon aksionet për kapjen e të dyshuarëve për vjedhjen e 3.2 milionë dollarëve nga n jë bankë e nivelit të dytë.

Policia ka zhvilluar aksione intensive në Vorë, Prezë, Krujë dhe Fushë-Krujë, ku arrestoi 4 nga 6 grabitësit, mes tyre edhe ish-komando që kishin operuar në Afganistan.

Shtëpia e 33-vjeçarit Fation Xhyliu, i arrestuar nga Policia si një nga grabitësit e bankave, është marrë në ruajtje nga policia si skenë krimi.

Mësohet se Xhyliu jetonte në një apartament luksoz dhe të arreduar mirë. Apartamenti i tij, ndodhet në katin e 5-të të një pallati në Vorë.

Banesa është marrë me qira nga vëllai i Xhylit. Nga sa konstatohet, në këtë pallat nuk banonte asnjeri një kat më sipër apo më poshtë apartamentit të 33-vjeçarit.

Edhe vetë banorët e zonës thonë se nuk i njohin të arrestuarit, duke u shprehur se vetëm i kanë parë disa herë, pa shkëmbyer asnjë përshëndetje me ta, shkruan “B˔./albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori