Grabitje si në filma në Zvicër: Vjedhin paratë, i vëjnë zjarrin transportuesit dhe më pas edhe makinave të tyre (VIDEO)
Për një kohë të shkurtër kishin ndodhur disa grabitje të armatosura të automjeteve që transportojnë para.

E një e tillë ndodhi sërish të hënën në orët e mëngjesit në kantonin Waadt në Zvicër.

Kjo grabitje është xhiruar edhe nga një dëshmitar.

Policia Kantonale e Waadt konfirmon se janë vjedhur një sasi e madhe e parave dhe janë djegur tre vetura, përfshirë këtu transportuesin e parave dhe dy makinat e grabitësve.

Pamjet tregojnë grabitësit që nxjerrin me shpejtësi kutitë e parave nga furgonët, duke i futur në makinat e tyre.

Madje, para se të ikin, grabitësit ua vunë zjarrin një transportuesi që mbante paratë dhe dy automjeteve të tyre të përdorura për vjedhje, e gjitha për të larguar gjurmët.

Grabitësit janë zhdukur në një drejtim të panjohur, duke vozitur me automjete të mëdha të zeza.

Automjeti i grabitur me para është në pronësi të SecurePost, një filial i Swiss Post.
Shtuar më 03/12/2019, ora 23:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori