Grabitje si në filma, hajdutët vishen si punonjës e vjedhin 50 mijë euro mall në shtëpinë e shkodranit
Një shtëpi 2-katëshe në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër është grabitur në mënyrë spektakolare. Gjithçka u zbulua tre ditë më parë nga të
afërmit e pronarit të
banesës Broz
Kola, i cili prej vitesh jeton në Itali bashkë me familjen.
Sipas të afërmve të familjes
Kola, autorët ishin maskuar si punonjës dhe janë futur brenda oborrit me një kamionçinë ndërsa për gati një javë kanë shkuar çdo ditë duke vjedhur çdo gjë që ishte brenda, shkruan BW.
E motra e pronarit të
banesës thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 50 mijë eurove pasi shtëpia ishte arreduar me mobilje moderne.
Sipas dëshmive të banorëve, autorët kanë qenë të pa maskuar teksa kryenin
grabitjen e
banesës me kamion.
Policia pas njoftimit nga të
afërmit ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për
grabitjen si dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen në zone.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 17:28