Grabitje në Vlorë, maskat kërcënojnë rojen dhe grabisin pikën e karburantit
Një grabitje ka ndodhur në aksin rrugor Novoselë-Vlorë ku një karburant ka rënë pre e grabitjes orët e para të ditës së sotme.

Policia bën me dije se dy persona të maskuar kanë grabitur pikën e karburantit rreth orës 04:35 minuta të mëngjesit të sotëm.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar, të cilët kanë kërcënuar rojën e karburantit shtetasin A.L., dhe i kanë marrë (vjedhur) një vlerë monetare prej 35.000 lekë të vjetra”, njofton policia.

Policia menjëherë ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori