Grabitje në Tiranë, 3 “maskat” lidhin rojen dhe grabisin karburantin
Një tjëtër grabitje karburanti ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 3 persona të paidentifikuar kanë arritur të grabisin një karburant në Vaqarr në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku 3 persona të maskuar kanë hyrë në subjekt dhe kanë lidhur me litar rojen e karburantit duke arritur të marrin shumat e parave që gjendeshin brenda subjektit.

Policia po heton për më shumë të dhënë ndërkohë që pronarët e subjektit skanë bërë me dije shumën e parave që gjendej brenda subjektit.

Në bazë të filmimeve të kamerave është zbuluar se 3 autorët pas ngjarjes janë larguar me një benz ngjyrë gri. Policia po punon për të zbardhur autorët dhe kapjen e tyre./albeu.com/

Shtuar më 01/04/2017, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori