Grabitje me maska në Burrel
Një grabitje me maska ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Burrel-Klos ndërsa si pasojë e grabitjes ka mbetur i plagosur edhe një person. Sipas informacioneve Qemal Kafexhiu është plagosur pasi është qëlluar me mjete të forta nga dy grabitësit të cilët më pas i morën 60 mijë lekë.


Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy grabitësve Agron Kaja 43 vjeç dhe Meridian Cenalla 23 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2011, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori