“Messi po mendon largimin nga Barcelona”

Barcelona po kalon një moment mjaft të vështirë, pasi ka ndryshuar trajner, por mesa duket edhe ardhja e Setien nuk ka mundur t’i nxjerrë katalanasit nga kriza.

Situata duket e turbullt dhe ende nuk dihet se kur do dalë ky klub nga kriza. Pikërisht, duke u nisur nga kjo situatë, gazetari i njohur spanjoll, David Sançez bën edhe parashikimin e tij, duke tronditur jo pak tifozët e Barçës.

Ai thotë se argjentinasi mund të bëjë valixhet gati nëse acarohet nga kjo situatë e krijuar dhe mund të largohet drejt një skuadre tjetër.

Sançez tha:

Do të jetë gjëja më logjike që do të ndodhë, të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga ky klub nëse nuk kanë një projekt të qartë për ringritjen. Kundër Valencias ishte më i miri, por banda që e shoqëronte nuk e ndihmoi aspak për të fituar ndeshjen. Barcelona ka nevojë për emra të mëdhenj dhe kampionë të vërtetë për ta kaluar këtë moment të vështirë që e ka përfshirë. Skuadra dhe Setien duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar sezonin”.


Shtuar 27.01.2020 16:05