Maskat grabisin karburantin me shkop bejsbolli në Durrës
Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 dhe dy persona kanë arritur të grabisin një karburant.

Mësohet se maskat kanë arritur të marrin të gjitha paratë në karburant rreth 2000 lekë të reja duke e kërcënuar rojen me një shkop bejsbolli.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori