Vrasja e 22 vjeçares në Iran, Borell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Në një konferencë për vrasjen që ndodhi në Iran, Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borell theksoi se vdekja e 22 vjeçares duhet të hetohet me kujdes dhe kushdo që është përgjegjës për vdekjen e saj duhet të vihet përpara drejtësisë.
Në deklaratën e lëshuar në emër të BE-së, nënvizohet se Irani pritet që menjëherë të ndalojë shtypjen e dhunshme të protestave dhe të sigurojë akses në internet dhe rrjedhën e lirë të informacionit.

Për më tepër, BE pret që Teherani të sqarojë numrin e vdekjeve dhe arrestimeve dhe të lirojë të gjithë protestuesit jo të dhunshëm, thuhet në deklaratë.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të marrë në konsideratë të gjitha opsionet në dispozicion të tij përpara Këshillit të ardhshëm të Punëve të Jashtme për t’u marrë me vrasjen e Mahsa Amini dhe mënyrën në të cilën forcat iraniane të sigurisë iu përgjigjën protestave që pasuan,” tha Joseph Borel.


Shtuar 25.09.2022 21:31