GRABITJA/Blushi:Thasët me para po vidhen me ndihmën e shtetit, kam prova!
Grabitja spektakolare e bërë ditën e sotme në një makinë të një banke të nivelit të dytë ku u morën 7 thasë me para me një shifër prej 2 milionë euro, nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga politikanët.

Ben Blushi, deputeti i Partisë Socialiste dhe themeluesi i LIBRA-s, nëpërmjet një statusi në Facebook ka deklaruar se kjo grabitje është bërë me ndihmën e shtetit dhe për këtë ka prova.

Statusi i plotë i Ben Blushir:

KUSH I MBRON BANKAT?

Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj.

Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja.

Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova.Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!/albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori