E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Grabitja spektakolare në Rinas/ Gjykata liron dy punojësit e sigurisë
Gjatë së martës, Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për dy nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas. Gjykata e Lartë caktoi masën “detyrim paraqitje” për Arben Karafilin dhe Fadil Jonuzajn.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kishte lënë në burg të arrestuarit, pas grabitjes së 1 milion eurove në Rinas. Ata u arrestuan më 1 korrik të këtij viti, pas grabitjes së parave të një banke të nivelit të dytë, të cilat po transportoheshin jashtë vendit.

Pesë të arrestuarit ishin pjesë e stafit të kompanisë së sigurisë. Arben Karafili, 52 vjeç, banues në Tiranë, mbante detyrën e Shefit të Stacionit pranë kompanisë së Sigurisë, ndërsa Jonuzaj ishte me detyrë agjent sigurie. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori