Grabitja spektakolare e bankës, burg për shefin e sigurisë
Dy zyrtarët e arrestuar pas grabitjes spektakolare të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut, janë njohur këtë të mërkurë me masat e sigurisë.

Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për Florian Skarën, shef i sigurisë së bankës, ndërkohë që ka lënë me “detyrim paraqitje” drejtorin e kësaj banke, Luigj Gjonaj.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur që ditën e shtunë, por u bë publike ditën e hënë, ndërkohë që dje, Policia e Tiranës ndaloi me nismën e saj drejtorin e filialit të bankës dhe shefin e sigurisë së saj.

Gjatë supergrabitjes janë vjedhur më shumë se 19 milionë lekë nëpërmjet çarjes së murit nga një ambient i jashtëm i bankës, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe kasaforta e saj.
Shtuar më 10/08/2016, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori