GRABITJA/ Organizuesit akses në emailin e bankës, dyshime te punonjësit
Ditën e djeshme një grabitje e madhe ka ndodhur rrugës për në Rinas ku 5 persona të maskuar kanë arritur të marrin një shumë prej 2.5 milion euro, ndërsa janë arrestuar policët e kompanisë private të cilët shoqëronin blindin e parave.

Të arrestuar janë Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Perparim Logu, Endrit Daçi (i plagosur) dhe Dashamir Balla. Ndërsa mëngjesin e kësaj të premte u arrestua edhe Fatmir Gapi, drejtues teknik i kompanisë private të sigurisë fizike.

Po sot është mësuar nga burime të Shqiptarja.com se grabitësit kanë pasur akses në emailin e bankës dhe kanë qenë të informuar për të gjitha lëvizjet e programuara. Dyshohet që emaili të jetë hackuar nga autorët ose punonjësit të kenë servirur të dhënat për grabitësit.
Sipas policisë kamerat e dy makinave të sigurisë ishin të fikura, ndërsa GPS nuk ishte te thasët me shumat monetare, sikur është e përcaktuar, por ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Policia thekson se nuk është lajmëruar nga Salla Operative e shoqërisë që po transportonte shumën monetare për grabitjen, por se janë nisur drejt vendit të ngjarjes pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri, ndërsa rreth 10 minuta pas grabitjes ka kërkuar ndihmë njëri nga punonjësit e firmës private./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori