Grabitja në Rinas, policia aksion blic në banesat e të dyshuarve
Policia e Shtetit ka nisur një aksion për kapjen e autorëve të grabitjesndodhur pak ditë më parë rrugës për në Rinas ku u vodhën plot 2.3 milionë dollarë.

Ditën e sotme operacioni i policisë u shtri në disa zona të Tiranës, pasi siç duket policia ka informacione mbi autorët e ngjarjes.

Sipas informacioneve zyrtare, një numër i madh efektivesh ka kryer një aksion blic pasditen e sotme në Prezë e Vorë, ku po kontrollohen banesat dhe bizneset e autorëve të dyshuar të grabitjes. Nuk ka ende emra apo informacione mbi kontrollet në banesa por pritet të publikohen në orët në vijim.

Në deklaratën zyrtare pas grabitjesndodhur më 9 shkurt, policia tha se ishin 6-7 autorët e sulmit me armë ndaj dy blindave të një banke të nivelit të dytë, njëri prej të cilëve kishte shumën e parave.

Gjithashtu ditën e sotme u bë me dije se policia ka lënë të lirë 5 prej të ndaluarëve duke burgosur vetëm një të ri nga Lushnja, ku sipas disa burimeve ka informacione mbi ngjarjen./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori