E bllokuar nga dëbora, hapet aksi rrugor Qafë Thore-Theth, ja çfarë thotë ARRSH (VIDEO)

Aksi rrugor Qafë Thore-Theh, i bllokuar më parë nga dëbora, tani është i kalueshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaq edhe momente nga aksioni i pastrimit të dëborës.

Postimi i ARRSH:

Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth

Tashmë qarkullimi kryhet pa probleme./albeu.com/


Shtuar 20.02.2022 19:44