Instituti Detar i SHBA: Rusia dërgon delfinë të trajnuar në Krime, misioni i tyre

Rusia ka çuar delfinë të trajnuar të marinës në hyrje të portit të Sevastopolit në Krime, sipas Institutit Detar të SHBA (USNI).

Imazhet satelitore të USNI tregojnë se delfinët u zhvendosën në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt për të mbrojtur një bazë detare të Detit të Zi.

Sevastopol thuhet se është baza detare më e rëndësishme e Rusisë në Detin e Zi, që strehon anije me vlerë të lartë jashtë rrezes së raketave ukrainase, por e ndjeshme ndaj infiltrimit nënujor dhe operacioneve të zhytësve.

Tradicionalisht, gjitarët detarë janë trajnuar nga ushtria amerikane dhe ruse për të ndihmuar në operacionet nënujore dhe kundër zhytësve.

Një balenë beluga e veshur me parzmore ruse u quajt “spiune” për një program kërkimor rus kur u gjet në brigjet e Norvegjisë në vitin 2019.

Programi i gjitarëve të marinës amerikane pretendon se delfinët mund të trajnohen për të “ndihmuar personelin e sigurisë në zbulimin dhe kapjen e notarëve dhe zhytësve të paautorizuar që mund të përpiqen të dëmtojnë njerëzit, anijet ose objektet e portit të Marinës”.