Grabitja në Rinas, arrest me burg për Picarin e Nikollën
Gjykata e Krujës ka dhënë sot masën e sigurisë për pesë të akuzuarit në grabitjen e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, ku u morën 995 mijë euro, të cilat po transportoheshin për jashtë vendit nga një bankë e nivelit të dytë.

Në seancën e sotme gjyqësore gjykata vendosi arrest me burg, dhe për Vangjel Nikollën, kryetar i degës teknike të aeroportit. Ndërsa u pezulluan masat për 3 të akuzuarit e tjerë, Fadil Jonuzajn, Arben karafilin dhe Bledar Blloshmin.

Kjo për shkak të tërheqjes nga gjykimi të gjyqtares Enkelejda Hoxha, për konflikt interesi në çështje. Kërkesa e gjyqtares do shqyrtohet nga kryetari i Gjykatës.

5 të ndaluarit, pjesë e sigurisë së aeroportit, akuzohen për shpërdorim detyre. Grabitja shokoi Tiranën, pasi ndodhi në mes të ditës, brenda pistës së aeroportit, edhe pse ky i fundit u deklarua nën masa të rrepta sigurie. Ja cilët janë akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit;

Personi nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.

Megjithëse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjëndjes së sigurisë së aeroportit, marjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave si kurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.

Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuse për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.

Personat në hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania)
Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të paisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjemtët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe moslejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme.

Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brëndëshme dhe të aeroportit në tërsi, e për të informuar menjëherë për elementët që cënonin sigurin e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurin e aerportit.

Personin në hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale. Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.

Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me pergjegjësi personin e mësipërm. Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.

Personi nën hetim Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë. Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2016, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori