Grabitja në pistën e aeroportit/ Informacionet kanë dalë nga banka?
Grabitja në pistën e Aeroportit të Rinasit dyshohet të ketë qenë e planifikuar edhe me ndonjë bashkëpunëtor të brendshëm. Të vetmit persona të shoqëruar deri tani në lidhje me ngjarjen, jo vetëm në cilësinë e dëshmitarëve, por edhe si të dyshuar, janë punonjësit e dy policive privatendodheshinvendngjarje.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes policët privatë të shoqërisë “Nazeri 2000” dhe “Jaguar”, shkruan "Panorama". Policia ka sekuestruar edhe makinën e SHRSF “Nazeri 2000”, ku ndodheshin thasët me shumën e konsiderueshme të parave, e cila do të ekzaminohet për ndonjë gjurmë të mundshme të autorëve.

Ndonëse deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte marrë ndonjë masë për policët e shoqëruar, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që ata të mbajnë përgjegjësi penale për atë që ndodhi.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje, mësohet se asnjëri nga efektivët e SHRSF-ve nuk ka reaguar gjatë kryerjes së grabitjes dhe nuk ka bërë rezistencë, edhe pse të gjithë kanë qenë të armatosur me automatikë.

Dyshohet se informacionet mund të kenë dalë nga vetë banka, por edhe nga ana e punonjësve të sigurisë. Për këtë arsye janë kërkuar tabulatet telefonike të disa personave që kanë pasur dijeni për transferimin e parave. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2016, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori