Grabitja në Lezhë, maskat hynë në dyqan e marrin 30 celularë
Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pikë elektroshtepiakesh dhe veglash elektronike në qytetin e Lezhës.

Sipas raportimeve të para mësohet se dy personat e maskuar kanë thyer derën ku kanë marre kasaforten dhe disa telefona.

Por Policia e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes e ka nisur hetimet, thote se jane grabitur vetem 30 celularë, shkruan Panorama.

Njoftimi paraprak i Policisë Lezhë:

Me datë 25.08.2017, rreth orës 04:43, është marrë njoftim se është vjedhur me thyerje një dyqan elektro – shtëpiak në qytet Lezhë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se 2 autorë të maskuar , pasi kanë thyer derën kryesore, kanë hyrë brenda dyqanit ku kanë vjedhur rreth 30 celularë të markave të ndryshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë, janë shoqëruar disa persona si dhe vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori