Grabitja në Kamëz, djali 6 vjeçar u shpëtoi plumbave
Pëlqej
Tentativa për grabitje në mini marketin e një çifti bashkëshortësh në Kamëz që rezultoi me një të vdekur dhe një të plagosur ka tronditur kryeqytetin.

Ngjarja ndodhi në orën 21:20 në rrugën "OSBE"

Çifti Agim dhe Merita Buci, me origjinë nga Burreli, kanë qenë në dyqan kur dy grabitës janë futur dhe i kanë kërcënuar me armë, por kur kanë hasur në rezistencën e tyre, i kanë qëlluar

52 vjeçari ka marrë një plumb në gjoks, dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë.

Në dyqan në momentet e ngjarjes ka qenë edhe djali i tyre 6 vjeçar i cili u ka shpëtuar mrekullisht plumbave.

Çifti Buci prej 17 vitesh jetojnë në Tiranë, dhe janë prindër të një djali dhe tre vajzave, dy prej të cilave janë të martuara dhe jetojnë në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori