Grabitja në Rinas/ Në pranga 5 policët privatë që shoqëronin paratë
Policia ka arrestuar pesë punonjësit e firmës private të sigurisë të cilët u grabitën këtë të enjte teksa transportonin paratë , për në aeroportin e Rinasit.

Policia dyshon se rojet private mund të jenë të përfshirë në nxjerrjen e informacionit për shumën e madhe të parave që do të transportonin, por edhe në ushtrimin e detyrës së tyre.

Paratë ishin të ndara në thasë në dy makina të blinduara, ndërsa në Qafë-Kashar pranë Rinasit, atyre ju bë pritë nga dy makina. Katër autorët, të armatosur dhe të maskuar, mundën të marrin thasët me para, pasi aksidentuan fillimisht njërin blind dhe qëlluan me armë ndaj tij duke i shpuar edhe gomat. Të ndjerë nën kërcënim rojet private kanë dalë nga makina e blinduar dhe kanë hapur dyert ku ndodheshin paratë.

Autorët mundën të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa në Fushë-Prezës pranë Urës së Limuthit, u gjetën të djegura dy makina që dyshohet se janë përdorur prej tyre. Autorët janë larguar më tej me një Benz të zi dhe deri më tani nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre. Postblloqe të shumta të policisë janë ngritur në të gjithë vendin./Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori