Grabitja në Rinas/ Komentuesi i kujton grabitjen, Rama irritohet: Mëso të shkruash shqip!

Dita e djeshme ka qënë një ndër ditët më të “zeza” për Policinë e Shtetit dhe bankat për shkak se dje ndodhi grabitja e një shume që mund të shkoj deri në 2 milion euro nga një makinë parash e një banke të nivelit të dytë, rrugës për në Rinas.

Për këtë ngjarje kanë reaguar figura të ndryshme politike dhe të medias, por jo kryeministri Rama, të paktën jo në një mënyrë direkte.

Por pavarësisht se Rama nuk ka reaguar mbi këtë ngjarje ai nuk ka harruar që të postojë dhe të replikojë në Facebook me komentuesit e tij.

Dhe ndër komentet më pikante kemi zgjedhur komentet të cilat i përkasin ngjarjes së djeshme ku komentuesit përpiqen të marrin një reagim nga Rama për këtë ngjarje.

Komentuesi: Z.Kryeministër bëj ndonjë kanal nga Tirana për në Rinas mor burrë që të shkojnë lekët me skaf dhe jo më me autoblinda se nuk i dilet kështu.

Rama:Ky quhej humor ‘kaps’ në kohën e rinisë tonë.

Komentuesi: Tek kjo faqe vetëm komentet e para i kthehen përgjigjet ..të tjerat le të ngrohen në diell…ouuuu qenkan vjedhur prapë leket e bankës …haha kjo është qeveria që duam.

Rama: Komentet nuk ngrohen në diell se nuk janë qenie e as sende. Dhe nuk i përgjigjem komenteve të para po komenteve kritike përgjithësisht, të cilat ngrihen lart kur marrin përgjigje. Të qeshura të mbara vetëm mëso pak më shumë të shkruash shqip. /albeu.com/



Shtuar më 10/02/2017, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori