Grabitja në Rinas/ Gjykata lë në burg të arrestuarit
Gjykata e Apelit për Krimet e Renda ka refuzuar lirimin nga burgu të pese të arrestuarve për grabitjen e 1 milion eurove në pistën e Rinasit.

Kjo është argumentuar me faktin se akuza e shpërdorimit të detyrës që rëndon mbi Kujtim Picarin, Bledar Blloshmin, Fadil Jonuzajn, Arben Karafilin dhe Vangjel Nikolla nuk mund të shqyrtohet nga kjo gjykatë. Këta shtetas nuk kanë lidhje të drejtpërdrejte me grabitjen, por po hetohen për neglizhence në ushtrimin e detyrës.

Gjykata e KrimeveRënda ia ka deleguar çështjen Gjykatës së Krujës, e cila në 2 korrik vendosi t’i lërë në burg. Ndërkohë, ishte kjo gjykate që ia delegoi KrimeveRënda, për shkak se hetimet po kryheshin nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Pritet që kjo çështje të zgjidhet nga Gjykata e Larte, ku Prokuroria dhe avokatët kanë bërë rekurs. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2016, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori