Grabitja në Rinas, dyshime mbi shoferin që kishte nisur punë dje
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur gjatë ditës së sotme në Rinas, ku u grabitën 7 thasë me para të një banke të nivelit të dytë.

Gazetari Artan Hoxha raporton se shoferi i plagosur kishte nisur punë në kompaninë private ditën e djeshme.

Mësohet se një nga shoferët e kompanisë private që transportonte paratë ka mbetur i plagosur në dorë. Policia ka gjetur njolla gjaku në vendin e grabitjes.

Endrit Daçi, 31 vjeç ka marrë plagë në pjesën e dorës, ndërsa nuk dihet nëse është plagosur me armë apo me xhamin e makinës. /albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori