Grabitja në karburantin e Korçës, ja lëvizjet që bënë katër autorët e maskuar
Mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dishnicë, persona të maskuar kanë arritur të grabisin një karburant.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se grabitja është kryer nga 4 persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë mbërritur në afërsi të karburantit me një makinë.

Fillimisht kanë dhunuar fizikisht rojën e karburantit dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë të godinës, ku ndodhej edhe kasaforta.

Policia bëjnë me dije se ka dyshime që ata e dinin shumë mirë vendin ku ndodhej protesta pasi aksioni i tyre ishte shumë i shpejtë dhe i saktë ndonëse roja arriti të telefononte policinë dhe pronarin e biznesit.

Mësohet gjithashtu se në momentin që një patrullë e policisë ka mbërritur në vendngjarje, autorët e maskuar kanë hapur zjarr në drejtim të tyre. Ndonëse policët i janë përgjigjur me të shtëna, nuk kanë arritur të ndalojnë grabitësit.

Në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit raportohet të jenë ngritur postblloqe dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre./albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori