Grabitja me armë në Lezhë, kryefamiljari rrëfen momentet e tmerrit
Pëlqej
Mbrëmjen e djeshme tre persona me maska kanë grabitur banesën e një kryefamiljari në Lezhë.

Ditën e sotme, kryefamiljari Arben Isaku ka rrëfyer se si grabitësit kanë marrë paratë dhe bizhutë që kishin në shtëpi.

"Përjetuam momente të shumë të frikshme.Grabitësit më goditën me sende të forta.

Më pas nuk mbaj mend, por ata hynë në banesë dhe morën parat dhe bizhutë që ishin në shtëpi.

Nuk i dalloja dot se kush ishin se ishin të tre me maska dhe të armatosur"-ka deklaruar ai për Fax Neës.

Njoftimi i policisë

Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

Forca të shumta policore po krehin zonën duke perdorur edhe qenin e gjurmës.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori