GRABITJA/ Kush i dorëzon paratë, ndarja e fitimeve dhe zhdukja në "Trekëndëshin e Bermudës"
Blendi Fevziu ka hedhur dyshime të forta se grabitjet e vazhdueshme të shumave të mëdha monetare nga blindat e bankave në të njëjtin vend në fakt nuk janë të tilla, por "dorëzime vullnetare duke ndarë përfitimet".

Në një shkrim të publikuar në opinion.al, Fevzoi shprehet se kjo po i jep një imazh të keq vendit në botë duke e kategorizuar në shtetet më pak të sigurta.

"Një vend që nuk kontrollon dot 7 km që lidhin aeroportin e vetëm ndërkombëtar me autostradën më të rëndësishme që ka, nuk është vend që mund të merret seriozisht.

Natyrisht, ka shumë raste grabitjesh të tilla në botë, edhe pse në vitet e fundit, si pasojë e masave të njohura janë reduktuar ndjeshëm.

Por përsëritja identike e grabitjeve, me të njëjtën teknikë, pa ndryshuar njëra nga tjetra, në vetëm pak muaj dhe gati gati në të njëjtin vend, dëshmon se nuk kemi të bëjme me një grabitje të zakonshme, por me një dorëzim të vullnetshëm dhe me mirëkuptim të parave; një dorëzim që më pas me siguri shndrohet në ndarje porporcionale të trofesë midis atyre që marrin pjesë në të. Nuk ka nevojë për shumë fakte që ta kuptosh një gjë të tillë"., - shkruan Fevziu duke shtuar se kompanitë dhe bankat duhej të merrnin masat që kur mësuan që grabitjet e parave në këtë formë ishin një pre e lakmueshme për keqbërësit.

"Vlerat monetare prej miliona eurosh nuk mund të transportohen pa një mjet të blinduar. Mjet i përgatitur për këtë transport dhe që brenda blindit është i pajisur edhe me një kasafortë me kod.
Kodi i kasafortës nuk disponohet nga punonjësit e transportit, të cilët nën kërcënim mund ta hapin atë.

Në një apo më shumë thasë duhet vendosur një gps i cili mundëson policinë dhe kompaninë e sigurisë të ndjekë apo identifikojë në kohë reale vendndodhjen e autorëve.

Kasaforta e brendshme e blindit pajiset me bojë speciale të kuqe, e cila me momentin e hapjes me forcë ose me shpërthim të kasafortës ngjyros me të kuqe kartmonedhat duke i bërë të papërdorshme.

Të gjitha bankat, në cdo cep të globit i njohin paratë e ngjyrosura në këtë mënyrë dhe nuk i pranojnë ato.
E pesta, transporti ndiqet live nga sallat e sigurisë, përmes kamerave të vendosura brenda makinave dhe që transmetojnë në kohë reale imazhet. Kjo është teknologjia më e thjeshtë që sot e përdorin edhe taksitë në botë e jo më makinat që transportojnë miliona euro.

Makinat e transportit janë të pajisura me butona alarmi, të cilët në momentin e rrezikut, mjafton të shtypen nga shoferi ose një prej shoqëruesve dhe japin njoftim në sallën e sigurisë ose në sallën operative të policisë"., shkruan ai duke përsëritur se asnjë nga këto masa nuk është zbatuar në të pesta grabitjet.

"
Si shpjegohet që në asnjë nga rastet nuk shkrepet asnjë armë nga ata që shoqërojnë vlerat monetare, nga ata që janë punonjës sigurie rrotull si në aeroport dhe shumat dorëzohen në maksimumin e mirëkuptimit?"., pyet Fevziu duke hedhur dyshime të forta edhe për zhdukjen pa lënë gjurmë të grabitësve në të njëjtën zonë.

"Zhduken në ato rrugë ku për një parakalim të gabuar ose shpejtësi të shtuar shfaqet direkt policia rrugore, ndërsa në momentet e vjedhjes nuk duket dhe nuk sheh gjë askush!?
Edhe në Far ëestin e shekullit të XIX transporti i parave ishte më i sigurtë se sa në periferinë e sotme të Tiranës"., - thekson ai. /Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori