7 lloje make up-i sipas Meghan Markle që mund t’i aplikoni edhe ju

Meghan Markle ka metodat e saj për të shkëlqyer gjithmonë në grim. Largimi nga radhët e familjes mbretërore, duket se i ka lënë më shumë hapësirë për veshjen dhe kujdesin për lëkurën dhe make up-in. Por, cilat janë shtatë llojet e make up-it të saj, për të cilat nuk mund të ndalojmë së menduari?!

1. Theksimi i mollëzave
Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim me një grim natyral, Meghan në raste të caktuara vendos që t’i japë ‘jetë’ fytyrës së saj duke ngjyrosur mollëzat.

2. Sy ‘dramatikë’ (të theksuar), konture të theksuara dhe buzë natyrale
Për këtë pamje ajo zgjedh të aplikojë penel të trashë dhe të theksojë qerpikët me disa shtresa rimeli.

3. Vetulla të theksuara, smokey eye dhe buzë në ngjyrë trëndafili të kuq
Është një ndër pamjet e saj të preferuara dhe besojmë edhe për ju pasi smokey eye realizohet shumë thjeshtë.

4. Lëkurë që shkëlqen, qerpikë të gjatë dhe buzë në ngjyrë rozë
E kujtoni grimin e saj të dasmës? Me siguri po, pasi bëri shumë bujë për thjeshtësinë që e karakterizonte atë.

5. Vetulla të mbushura, lëkurë e freskët dhe buzë në ngjyrë natyrale
Ajo që e bën të mrekullueshëm këtë grim është përdorimi i highlighter-it, kaq i pëlqyer nga të gjitha vajzat.

6. Qerpikë të plotë, theksim i lehtë i mollëzave dhe shkëlqyes për buzët
Nëse doni një pamje klasike, këto janë produktet me të cilat mund ta arrini. Kjo ju nxjerr në pah bukurinë tuaj natyrale.

7. Smokey eyes dhe buzë të theksuara
Ky grim është fantastik nëse e vendosni gjatë darkave e sidomos nëse jeni në një ‘date’.


Shtuar 25.02.2020 12:11